KQZ ka miratuar rregullat për regjistrimin e zgjedhësve të cilët do të votojnë nga jashtë vendit.

Sipas dokumentit të miratuar nga Komisioni, të drejtë vote do të ketë çdo shqiptar që jeton jashtë vendit për një periudhë më të gjatë se tre muaj pa ndërprerje.

“Çdo shtetas shqiptar me të drejtë vote, me vendbanim jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë për një periudhë më të gjatë se tre muaj pa ndërprerje ose për një periudhë më të gjatë se gjashtë muaj, në një vit kalendarik sipas parashikimeve në dispozitat e Ligjit Nr. 14/2016 “Për identifikimin dhe regjistrimin e adresës së shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë territorit të republikës së shqipërisë”, nga këtu e vijim në këtë vendim i referuar si “votues nga jashtë”, ka të drejtë të votojë atje ku ai ka vendbanimin e tij, pasi të ketë shprehur vullnetin për të votuar, sipas rregullave të përcaktuara në këtë vendim, thuhet ne dokumentin e KQZ-së.