Një 41-vjeçar u vu ndalua nga efektivët e policisë së Durrësit, pasi akuzohet për vjedhjen e portofolit të një shtetaseje.
Ngjarja u regjistrua një ditë më parë, në lagjen nr.8 të qytetit. 41-vjeçari B.C. (personi që shihni në foto) sulmoi shtetasen Xh.Dh. (mjeke në profesion) dhe i rrëmbeu portofolin, që kishte në zyrë.
Por gëzimi i hajdutit nuk zgjati shumë, sepse ngjarja u pa nga afër nga disa qytetarë, që u vunë në ndjekje të hajdutit dhe mundën ta kapnin vetëm pak metra më larg. 41-vjeçari u ndalua nga një punonjës i policisë private, ndërsa qytetarë të tjerë njoftuan menjëherë policinë.
“Deri në mbërritjen e efektivëve, hajdutin e mbyllëm në ambientet e një tualeti”, rrëfen për DurrësLajm njëri nga qytetarët që ndoqën nga afër arrestimin e tij.
Ndaj 41-vjeçarit të arrestuar në flagrancë, policia ka ngritur akuzën për veprën penale “Vjedhje”.





