Në 24 orët e fundit, policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë 3 shtetas, të akuzuar për vepra të ndryshme penale.

Në prangat e efektivëve ka rënë një 41-vjeçar i akuzuar për vjedhjen e portofolit të një shtetaseje në lagjen nr.8, si dhe 2 të rinj që drejtonin automjetin në gjendje të dehur.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin B. C., 41 vjeç, pasi në lagjen nr.8, Durrës, i ka vjedhur portofolin shtetases Xh. Dh.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasit E. M., 25 vjeç dhe E. I., 23 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatuan nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetet në gjëndje të dehur”,- njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.