Luis Van Gal po përgatitet të rikthehet përsëri në rolin e trajnerit, teksa është gati të drejtojë një kombëtare të madhe siç është Kili.Sipas asaj që raportojnë mediat nga Kili, e ardhmja e trajnerit Reinaldo Rueda në krye të kombëtares nuk është e sigurt dhe mund të ndodhë një ndryshim.

Thuhet se Van Gal është ofruar nga përfaqësuesit e tij te kombëtarja latine dhe është gati t’i drejtojë ata. Një vendim ende nuk është marrë, por mundësitë që Van Galin, i cili është i papunë që nga 2016-a, kur u largua nga Junajtid, janë të mëdha.