Dy të mitur janë shoqëruar nga policia e Shkodrës, gjatë protestës së sotme. Sipas informacioneve, ata kanë patur shishe benzine me vete.

Sapo janë pikasur nga efektivët, dy të miturit janë ndaluar, për të shmangur incidente dhune dhe djegie si në protestën e kaluar.