Një lëkundje tërmeti është ndjerë gjatë natës së kaluar në Shqipëri.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, IGJEUM se tërmeti ka qenë me magnitudë 3.6 të shkallës Rihter dhe është ndjerë pak pas mesnatës.

Lëkundjet e tërmetit kishin thellësi 15 kilometra, ndërkohë epiqendra ishte 17 kilometra në Jugperëndim të Gjirokastrës.

Nuk raportohet për dëme materiale.