Nga Oerd Bylykbashi
Durrsaket nuk mund te trajtohen keshtu!
Turpi qe po konsumohet sot ne Durres me rihapjen vetem per 24 ore te aplikimit per kompensimin e demeve te termetit, eshte shembull tjeter i degradimit te shtetit qe qeveris Edi Rama. Eshte shembull i nje shteti te padrejte, mashtrues e grabites. Nje shtet qe nuk buron nga vota e qytetareve por eshte thjesht i emeruar sipas qefit te kryeministrit, shtet qe nuk eshte as i qytetareve dhe as per qytetaret.
Termeti, tmerri, shkaterrimi, viktimat dhe te gjitha pasojat qe shkaktoi jane fakt. Eshte fakt qe numri i te demtuarve eshte shume i larte. Por dyndja e pashprese sot, ne mes te pandemise dhe te ftohtit e qindra e qindra hallexhinjve, perfshire pensioniste qe jane me te rrezikuarit nga Covid 19, tregon qe procesi i pare i aplikimit dhe kompensimit ka qene jotransparent, i padrejte, i paplote dhe selektiv.
Shteti nuk ka ne dore termetin por ama ka detyrimin te jete i drejte mbi bazen e ligjit. Njerezit duhet te kene qe te gjithe te gjithe te drejten te aplikojne nese mendojne qe u takon e drejta per kompensim, me pas shteti duhet te gjykoje sipas ligjit, por jo korrupsionit dhe politikes. Vetem 24 ore afat dhe pa njoftim eshte tallje me te demtuarit.
Nese durrsaket jane dyndur me qindra ne ato pak sportele te aplikimit, me aq pak njoftim qe moren, po banoret e Ishmit qe eshte 40 km larg nga bashkia apo nga fshatra te tjera te cileve Edi Rama ua hoqi komunat apo bashkite qe kishin afer, si t’ia bejne qe te aplikojne? Kjo eshte padrejtesi.
Te kompensohesh sepse termeti te demtoi shtepine nuk eshte nje mall luksi qe po mbaroi, ashtu qe shansi. Te drejten e kompensimit e kane me ligj te gjithe te demtuarit, ata qe jane te varfer dhe ata qe jane pasur, qe jane pa pune apo qe kane biznes, jane me qeverine, opoziten apo me asnje prej tyre. E drejta quhet e tille vetem kur eshte e barabarte!
Ndaj afati i aplikimit duhet zgjatur pa asnje diskutim, te aplikojne te gjithe ata qe mendojne se u takon! Me pas çdo dosje duhet shqyrtuar me drejtesi, mbi bazen e ligjit, pa abuzim, korrupsion dhe selektivitet. Madje qytetaret duhet te kene edhe te drejten efektive te ankimit.
Turpi i sotem duhet te mbaroje menjehere!