Kremi kundër diellit është miku ynë më i mirë gjatë kësaj periudhe dhe përdorimi i tij, veçanërisht në verë është i nevojshëm në intervale të rregullta gjatë gjithë ditës.
Efektet e rrezatimit diellor në lëkurë janë të njohura për të gjithë.
Dielli për shembull, mund të çojë në shfaqjen e një djegieje apo edhe në kushte shumë më të këqija si kanceri i lëkurës, ndërkohë që shpesh shkakton shenja të forta plakjeje.
Megjithatë, është fakt që sado metodikisht ta përdorim, ka gjithmonë disa gabime në të cilat “biem” qoftë nga nxitimi, qoftë nga pakujdesia.
Cilat janë këto gabime:
Nuk i mbulojmë të gjitha pjesët e fytyrës
Nga kërkimet që janë kryer, ka rezultuar se ne lëmë pa krem kundër diellit rreth 10% të fytyrës. Këto janë pikat e mëposhtme: pjesët anësore të hundës, veshët, zona e syve dhe veçanërisht, qepallat dhe qoshet e tyre të brendshme.
Aplikojmë krem kundër diellit vetëm kur është me diell
Mbrojtja nga dielli duhet të aplikohet si në verë ashtu edhe në dimër. Ekspozimi në diell është kumulativ. Edhe në ditët me re duhet të përdorim krem kundër diellit sepse retë mund të depërtojnë deri në 80% të rrezeve ultraviolet.
Përdorim krem të skaduar
Edhe pse kremrat kundër diellit janë rezistente ndaj kohës, ato nuk pushojnë së qeni produkte me datë skadence, si të gjitha kozmetikët e tjerë. Kjo datë zakonisht gjendet në anën e pasme të paketës.