Një i moshuar që lëvizte me biçikletë është aksidentuar këtë paradite nga një  mjet fuoristradë tip Volkswagen Touareg.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Çelepis” të qytetit të Beratit, ndërsa mësohet se i moshuari është transportuar në spital në gjendje të rëndë.

Sikurse bëhet me dije fillimisht makina e gositur të moshuarin duke e hedhur mbi kofano, por më pas ai ka përfunduar poshtë rrotave të mjetit.

Është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikësve për të nxjerrë të moshuarin,  ndërkohë që drejtuesi i mjetit Arlind Muçogllava është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Berat.