Argjentina bëri çmendurinë kundër Egjiptit për ti nxjerr jashtë turneut të Botërorit. Gjërat nuk u tensionuan vetëm në fushë, por edhe në tribuna mes tifozëve.7Në rrjetet sociale po qarkullojnë video që tregojnë mbështetësit argjentinas duke hedhur alkool drejt tifozëve egjiptianë pas ndeshjes, ndërsa i ngacmojnë ata pas humbjes.

Pamjet kanë krijuar zemërim midis shumë mbështetësve, megjithëse pretendimet nuk janë konfirmuar zyrtarisht ende. Për shumë tifozë egjiptianë, situata është edhe më serioze sepse alkooli konsiderohet i ndaluar në fenë e tyre.

Reagimi u bë më i fortë kur akuza të ngjashme filluan të shfaqeshin nga mbështetësit algjerianë gjatë ndeshjes së tyre të Kupës së Botës kundër Argjentinës. Megjithatë, këto incidente ende kanë nevojë për hetim të duhur para se të arrihen në ndonjë përfundim.