Një fëmijë 3 vjeç e gjysmë për pak ka humbur jetën në bregdetin e Sarandës.
Vogëlushi nga Tirana ka mbërritur në urgjencën pediatrike të Sarandës pa frymëmarrje dhe pa vetëdije.
BalkanWeb raporton se është ndërhyrë menjëherë duke i vendosur oksigjen dhe me sonde nazogastrike për të nxjerrë ujin e aspiruar.
I mituri do dërgohet për ndjekje e trajtim te mëtejshëm në QSUT me helikopter.
Sipas bluzave të bardha të pediatrisë Sarandë, bëhet me dije se “Pranëmbytja është mbijetesa ( edhe e përkohshme) mbi 24 orë nga momenti i mbytjes. Dëmtimi që vjen si pasoje është asfiksia, mbingarkesa me likide, dëmtimet pulmonare dhe hipotermia ( ulja e temperaturës)”.





