Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, ka mohuar faktin se Bordi Trasparencës nuk e ul çmimin e naftës kur ai bie në bursë.
Gjatë një konferencer me gazetarët, Ibrahimaj u shpreh se Bordi në asnjë rast nuk është mbledhur në kundërshtim me bursën.
Ndër të tjera, ministrja shtoi se kush dëshiron mund të ulet dhe të analizojë të gjitha vendimet e bordit bazuar në ligj.
“Për akt normativ u përgjigja dhe paketa e dytë do të anoncohet në shtator,me miratimin e VKM-së, sa i përket bordeve, unë besoj që ajo që thatë është supozim, jo i bazuar në realitet.
Bordi përcakton cmimet e naftës së rafinuar dhe në asnjë rast nuk është mbledhur në kundërshtim me bursën, madje e kundërta, pasqyrim i uljess së cmimeve në bursë për produktet që tregtohen në vend, ne madje shtyjmë mbledhjet kur kemi rritje në bursë. Bëhet formula bazuar në ligj, mund të uleni në një takim të vecantë kku mund të analizojmë të gjitha vendimet e bordit, lëvizjet e bursës.“, tha ministrja.





