Ministrja e financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj në një konferencë për mediat u shpreh se në 7 mujat e parë të këtij viti, Shqipëria ka patur një rritje prej 5.7% në krahasim me vendet e tjera të rajonit.
Gjatë fjalës së saj, Ibrahimaj tha se lufta në Ukrainë ka ndikuar te çmimet në të gjithë botën, duke shtuar se ekonomia në vendin tonë ka pasur performancë pozitive.
Ibrahimaj shtoi se të ardhurat këtë vit janë rritur me 15.9% krahasuar me një vit më parë.
“Lufta ka ndikuar në zinxhirët e tregtisë. Ekonomia shqiptare në rritje në 3 muajt e parë të vitit 2022, inflacioni është i kontrolluar në krahasim me vendet e tjera të rajonit. Për 7 mujorin ka qenë rritje 5.3%, pot a krahasosh me vendet e tjera është ndjeshëm më i ulët.
7.5% në muajin korrik është ndjeshëm me inflacion më të ulët se Serbia, Kosova, Maqedonia apo Mali i Zi.
Ushqimet, pijet dhe kostot e transportit janë rritur. Me 13.2% janë rritur ushqimet dhe pijet.
Qeveria do ndërmarrë politika për subvencionimin e familjeve.
Ecuria e cmimeve të konsumit ndikohet dhe nga kërkesa, në 7 muajt e parë kjo ka ndikuar në rritjen e inflacionit. Të dhënat e fundit tregojnë stabilitet në ekonomi, ka një përgjigjie pozitive për të ardhmen dhe investimet.
15.9% më të larta janë të ardhurat krahasuar me një vit më parë. Nëse do marrim një agregat të totalit të çmimeve dhe të të ardhurave, shohim se janë ndjeshëm më të lartë, kemi një ecuri të ekonomisë të ekonomisë shumë më të mirë se ajo e një viti më parë.Rritja ekonomike duket që është shpërndarë në të gjithë sektorët e ekonomisë.“, tha ministrja Ibrahimaj.





