Kampionia dhe rekordmenia e Europës, Luiza Gega po nderohet paraditen e kësaj të marte  me një ceremoni në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Ditën e sotme në ndër të saj është duke u mbajtur një ceremoni nga e qeverisë si një mirënjohje për suksesin e jashtëzakonshëm.

Ajo është pritur nga qytetarë të shumtë në bulevard ndërkohë që e ka pritur edhe kryeministri Rama, i cili i ka puthur duart atletes.

Si asnjëherë më parë Shqipëria tashmë ka edhe një kampione europe në atletikë dhe ajo është e vetmja sportiste shqiptare në këtë sport elitar, Luiza Gega. Në finalen e garës së 3000 m/p atletja shqiptare befasoi këdo.