Ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim ka pritur në takim kreun e SPAK, Arben Kraja, pas vizitës së këtij të fundit në Uashington.

Në një postim në rrjetet sociale, ambasadorja Kim shkruan se SHBA do të vazhdojë të mbështesë Reformën në Drejtësi në vendin tonë.

Kënaqësi të mirëprisja sërish shefin e SPAK Arben Kraja pas vizitës së tij zyrtare në Uashington, e cila forcon më shumë bashkëpunimin SHBA-Shqipëri në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. SHBA do të vazhdojë të mbështesë punën e SPAK dhe të institucioneve të tjera të Reformës në Drejtësi”, ka shkruar në Twitter ambasadorja amerikane.

Një ditë më parë, ambasadorja Kim i quajti si jo normale sulmet e politikës ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve. Në një reagim në rrjetet sociale, ajo tha se ka edhe përpjekje për të rrezikuar Reformën në Drejtësi.