Gjatë një komunikimi me Komitetin e Ekspertëve të Shqipërisë dhe Komitetin Shkencor të Turqisë për masat për përballimin e pandemisë COVID-19, kryeministri Edi Rama ka thënë se:
“Kanë ardhur në Tiranë për të shkëmbyer eksperiencën e tyre. Për të bërë një vlerësim të situatës. Edhe për bashkëpunimin e mëtejshëm ku besoj se shkon më së miri fjala e Ataturkut që thoshte. Njerëzimi është një trup i vetëm dhe çdo komb është pjesë e organizmit. Mbase asnjëherë më parë kjo shprehje nuk ka gjetur një përputhshmëri kaq të plotë me kohën e pandemisë. Një agresion me të gjithë njerëzimin që ka treguar që kufijtë e jetës tonë nuk kanë asnjë vlerë. Faktikisht ka ardhur te shëndeti dhe fatet tona janë të ndërlidhura. Jemi të vetëdijshëm se asnjë vend pavarësisht fuqisë nuk e fiton dot vetëm. Përkundrazi sa më shumë të komunikojmë, duke shkëmbyer eksperiencat ndaj këtij armiku të padukshëm. Aq më shumë rritet mundësia për fitimin e kësaj lufte. Ne jemi përpjekur që të mësojmë nga të tjerët dhe një nga vendet ku kemi ndjekur dhe kemi pasur mundësinë për komunikim është Turqia. Strategjinë e bëjnë ekspertët jo politikanët.”
“Ekspertët e Turqisë ishin ndër më të përgatiturit. Kishte shumë vende që u gjetën në krizë të jashtëzakonshme. Turqia mori një sëre masash, të distacimit social. Edhe para se OBSH ta cilësonte pandemi botërore. Edhe për këtë barriere njerzore deportimi i virusit në Turqi mori më shumë kohë dhe i dha kohë qeverisë për t’u përgatitur më mirë. Turqia kishte edhe një plan kombëtar për pandemitë. Kjo e ka veçuar Turqinë dhe disa vende të tjera.”
“Ne ishim ndër vendet e para të përgatitura për pandeminë. Ne besoj që kemi hedhur hapat e duhur por në këtë proces sic ma ha mendja biem dakord që e panjohura është gjithmonë para nesh. Parashikueshmëria sado që është rritur mbetet jo e plotë. Për këtë arsye edhe hapat e vendimarrjet janë fleksibël gjatë gjithë kohës. Nuk vepron vetëm njëra palë por edhe pala tjetër në mënyrë të padukshme. Virusi. Jo plotësisht i parashikuar se si do të shkohet deri në fund. Askush nuk e di tamam se kur e ka fundit. Në valën e parë ishte më pak i prekur në rajon për të gjithë të dhënat që merren. E shfrytëzuam çdo ditë për muajt në vijim dhe për fazat e tjera. Sot ne jemi në kushtet që themi sistemi është i qëndrueshëm. Nevojat për hospitalziim nuk ndeshen në pamundësi. Rrjeti i strukturave ka një hapësirë të konsiderueshme.”





