Banorët e një lagjeje në Chandler’s Ford, Hampshire të Anglisë, janë tmerruar teksa kanë parë në çatinë e një shtëpie një gjarpër 5.5 metra të gjatë që tentonte të futej nga dritarja e shtëpisë.
Pitoni birman, i cili ishte “arratisur” nga një banesë në afërsi të zonës, u pa teksa po tentonte të hynte në dritaren e një shtepie tjeter.
Banorët e shtëpisë ku gjarpri po tentonte të hynte, e hodhën atë nga dritarja, ndërsa e gjithë lagjia u frikësua, deri në momentin që një banore e lagjes e njohu zvarranikun dhe ia ktheu atë pronarit.







