Gjykata e Apelit në Shkodër ka rrëzuar vendimin e gjykatës se shkallës së parë për punonjësit e policisë të cilët u lanë me masën e sigurisë “arrest shtëpie” pasi dyshohen për shpërdorim detyre për disa tendera të vegjël.

Gjykata e Apelit në Shkodër vendosi të lirojë shtatë shtetasit që kanë ankimuar në Apel nga 13 raste që ishin në total.

Kështu kryekomisari Saimir Rrustemi është lënë me masën e sigurisë “detyrim paraqitje” bashke me gjashtë punonjës të tjerë të policisë si dhe shtetasin Paulin Prendi.

Gjatë masës së sigurisë në gjykatën e shkallës së parë një grup qytetarësh shkodranë protestuan kundër arrestimit të kryekomisar Saimir Rustemit.

Ky i fundit  fillimisht u la me masën “arrest shtëpie” nga shkalla e parë dhe ditën e sotme Apeli e rrezoi këtë vendim duke liruar kryekomisar Saimir Rrustemin me masën “detyrim paraqitje”.