Konsumi i një pije alkoolike është konsideruar shpesh si një nga kënaqësitë e thjeshta të jetës.  Por pijet alkoolike mund të ndryshojnë mënyrën se si ne sillemi, kështu që është e rëndësishme të dimë më shumë për të.

Sa kohë qëndron alkooli në trupin tuaj ?

Dr Paul Ëallace,  tha se sasia e alkoolit në gjakun tuaj varet nga tre gjëra.

“Sasia që merrni, periudha kohore dhe shpejtësia me të cilën trupi juaj e largon atë.”

Alkooli largohet nga trupi juaj me një shpejtësi prej rreth një njësi në orë ,por kjo mund të ndryshojë nga personi në person. Madhësia juaj, gjinia, gjendja e mëlçisë tuaj, metabolizmi, nëse jeni të stresuar dhe sa keni ngrënë, të gjitha mund të ndikojnë në shpejtësinë ose ngadalësinë e trupit tuaj për të përpunuar alkoolin.

A mund të heq alkoolin?

Shumë njerëz supozojnë se efektet e alkoolit zhduken ndërsa flini, edhe nëse keni një kokë të turbullt në mëngjes. Por gjumi nuk ka asnjë ndikim në shkallën me të cilën alkooli largohet nga qarkullimi i gjakut.

Hulumtimet nga Instituti i Advance Motoring sugjerojnë se njerëzit nuk e kuptojnë se vetëm për shkak se kanë fjetur, nuk do të thotë se nuk janë më të prekur nga alkooli.

A mund të pi kafe ose ujë për ta përshpejtuar?

Nuk ka asgjë që mund të bëni për të përshpejtuar shkallën që alkooli largohet nga sistemi juaj. Të pish një filxhan kafe ose një dush të ftohtë nuk do të bëjë asgjë për të hequr  alkoolin.

Mund të ndihesh pak më ndryshe, por nuk do ta kesh eliminuar në asnjë mënyrë alkoolin. Kjo vlen edhe për një natë më parë.

Sa mund të pi ligjërisht?

Është “e pamundur” të thuhet se sa pije janë të sigurta për të shmangur tejkalimin e kufirit, bazuar në faktin se të gjithë janë të ndryshëm. Si rregull i përgjithshëm, dy gota të vogla verë do t’ju tejkalojnë kufirin.

Po sikur të më duhet të drejtoj makinën në mëngjes pasi të kem pirë?

Nëse keni nevojë të përdorni makinën , gjëja më e mirë për të bërë është të shmangni pirjen një natë më parë.