Kryeministri Edi Rama njoftoi sot emrat e dy ministrave të rinj, të cilët pas dekretimit nga presidenti Ilir Meta do të ulen në zyrat e tyre të reja.

Për ministër të brendshëm Rama ka zgjedhur ministrin aktual të Bujqësisë Bledi Çuçi, ndërsa në vend të këtij të fundit do të vijë kryetarja e Komisionit të Ekonomisë, Milva Ekonomi, njëkohësisht dhe deputete në Partinë Socialiste.

Por Rama ka bërë një gafë në postimin e tij që nuk është vënë re.

Ai ngatërron emrin e ministres së re nga Milva Ekonomi në Milva Ikonomi.

Postimi i Ramës në Twitter: