Është proceduar penalisht një 28-vjeçar me precedent të mëparshëm kriminal në Fier.

Kjo u bë e mundur falë operacionit policor të koduar “Money”.

Në vendin e quajtur “Kthesa e Verrisë”, Fier, u ndalua për kontroll, nga shërbimet e Policisë, automjeti tip “Nissan”, me drejtues Romeo Çyçymeni me precedent të mëparshëm për veprimtari kriminale në fushat e plagosjes dhe vjedhjes së pronës e pasurisë.

“Si rezultat, në automjetin e 28-vjeçarit u gjetën 97 540 euro dhe 3 000 paund, për të cilat ky shtetas nuk kishte dokumentacion që vërteton burimin e ligjshëm të tyre. Në kuadër të hetimeve për këtë rast, dyshohet se këto shuma parash janë përfituar nga aktivitete të kundërligjshme. Ato u sekuestruan në cilësinë e provës material së bashku me 3 aparate celulare dhe automjetin me të cilin udhëtonte ky shtetas”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mët