Ndryshime në qeveri: Është liruar nga detyra zv.ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës Ardi Veliu dhe zv.ministrja e Mbrojtjes Dallëndyshe Bici.
Gjatë komunikimit në mbledhjen e qeverisë, ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku u shpreh se do të ketë për ta detyra të rëndësishme në ditët në vijim dhe në pozicione kyçe në Republikën e Shqipërisë.
“Do kenë detyra të reja në vijim”, tha Balluku.






