Një 71-vjeçare ka ndërruar jetë pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Ngjarja ka ndodhur rreth mesnatës, në fshatin Goriçan.

“Është gjetur nga të afërmit e saj, në banesë, pa shenja jete, shtetasja Sh.D., 71 vjeçe, e cila dyshohet se e ka humbur jetën si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike”, njofton policia.

Vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.