Ka pasur ndryshime të tjera mes dy grupeve të deputetëve demokrat.
Bëhet me dije se Tomorr Alizoti dhe Xhelal Mziu i janë bashkuar Sali Berishës. Një lëvizje kjo që vjen vetëm pak para nisjes së sesionit të ri parlamentar.
Mësohet se Alizoti përkatësisht do të jetë në krye të grupit të punës në Berat, ndërsa Xhelal Mziu do të jetë kreu i grupit të punës në Dibër.





