Një lokal “beach bar” në Jonufër të Vlorës është përfshirë nga flakët. Policia njofton se nga zjarri në lokalin me konstruksion druri nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Shkaqet e zjarrit janë të paqarta deri në këto momente, ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave.





