Pirja e 3 gotave me qumësht në ditë mund të parandalojë sëmundjen e Alzheimerit, sipas një studimi të fundit. Antioksidantët në qumështin e lopës mund të ngadalësojnë plakjen e trurit dhe të mbrojnë kundër Alzheimerit.

Si shoqëri, ne priremi të mendojmë për qumështin si një pije që shijohet më së shumti nga fëmijët. Dhe kjo nuk është teknikisht e gabuar, qumështi i lopës ka përfitimet më të mira ushqyese për fëmijët në rritje dhe, sapo ata rriten, humbasin pothuajse aftësinë për të tretur siç duhet qumështin. Por më të rriturit në moshë, mund të kenë më shumë për të fituar nga pirja e qumështit sesa mendojmë, sipas një studimi të ri të botuar nga revista ‘Frontiers in Nutrition’.

Hulumtimi, i kryer nga një ekip shkencëtarësh në Qendrën Mjekësore të Universitetit të Kansasit (KU) në SHBA, zbuloi se të moshuarit që pinë tre gota qumësht çdo ditë kanë nivele më të larta të një antioksiduesi të fuqishëm që mund të mbrojë trurin nga plakja dhe sëmundjet e lidhura me plakjen. Ky antioksidant, i quajtur glutathione, ose GSH, ka fuqinë për të parandaluar që truri të “gërryhet” nga radikalet e lira dhe oksidantë të tjerë, të cilët normalisht çlirohen kur truri ynë konverton lëndët ushqyese në energji.

Ky është një proces natyror që shkencëtarët e KU e përshkruajnë si të ngjashëm me “një makinë të vjetër që ndryshket” dhe të cilin ekspertët e kanë lidhur me shumë sëmundje neurodegjenerative, duke përfshirë Alzheimer dhe Parkinson. Ndërsa plakemi, nivelet e GHS në trurin tonë ulen dhe gradualisht e humbim këtë aleat që mbron trurin tonë.

Por a duhet të fillojmë të pimë më shumë qumësht? Përgjigja mund të jetë pak më e ndërlikuar sesa do të sugjeronte fillimisht studimi amerikan. Qumështi rekomandohet shpesh për njerëzit e moshuar, pasi përmbajtja e lartë e kalciumit në qumështin e lopës dhe produkte të tjera thuhet se forcon kockat dhe i mban ato të shëndetshme.

Por studimet kanë gjetur gjithashtu një rrezik të shtuar të sëmundjeve të lidhura me zemrën tek njerëzit që konsumojnë qumësht kundër atyre që i përmbahen një diete vegane. Studiuesit e KU thanë se nevojiten më shumë kërkime për të kuptuar pse saktësisht konsumimi i qumështit u zbulua se rrit nivelet e GSH në tru.