Një 32-vjeçare në Tiranë, administratore e një agjencie turistike ka rënë në prangat e policisë pas mashtrimeve për viza pune në Britani.

Arrestimi i saj u bë falë operacionit policor të koduar “Deceit”.

“U bë arrestimi në flagrancë i  32-vjeçares me inicialet K. H., banuese në Tiranë. Arrestimi i shtetases K. H. u bë pas kallëzimit nga shtetasit D. Sh. dhe A. Sh., të cilët kanë deklaruar se 32-vjeçarja, e cila administronte një agjenci turistike, me anë të mashtrimit, u kishte marrë atyre shumën e parave 16 700 euro, me premtimin se do t’u siguronte viza pune në Mbretërinë e Bashkuar, si dhe për paketa turistike”, njofton policia.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 11 pasaporta, policë sigurimi dhe blloqe me shënime të ndryshme.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.