Gjykata e Elbasanit ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për turkun Faruk Ozer, të kërkuar nga autoritetet turke i cili akuzohet për mashtrim me kriptomonedhat në vlerën e 2 miliardë dollarëve.
Bosi turk i kriptomonedhës Thedox do të qëndrojë në burg deri në përfundimin e procedurave për ekstradimin e tij në Turqi.
Avokatja turke e Faruk Ozer kërkoi që klienti i saj të mos ekstradohet në Turqia. Sipas saj, në një prononcim të shkurtër për gazetarët, ka pretenduar se Faruk Ozer i ka dëmshpërblyer një pjesë të klientëve që ishin mashtruar me kriptomonedhat. Sa i përket shumcës së parave, avokatja tha se nuk është aq e lartë sa pretendohet në mediat turke dhe ato shqiptare.





