Lind foshnja e parë nga transplantimi i mitrës në Itali. Një grua e cila kishte kryer kohë më parë një transplantim të mitrës ka sjellë në jetë një fëmijë.
‘Ansa’ raporton se gruaja ka kryer lindjen në spitalin Cannizzaro të Katanias. Gruaja ishte pozitive me COVID-19 ndaj kreu operacion cezarian për të kryer lindjen.
Vogëlushja e cila është pagëzuar me emrin Alessandra, ka lindur para kohe në javën e 34-të të shtatzënisë dhe peshon 1.7 kilogramë. Nënë e bijë aktualisht ndodhen në spital dhe mjekët thonë se gjendja e të dyve është stabile.
Gruaja në fjalë mori mitrën kohë më parë nga një grua e cila kishte ndërruar jetë. Ky është rasti i parë i këtij lloji në Itali dhe i gjashti në botë.





