Një person me motorr, me skafandë në kokë, është autori i atentatit ndaj 57-vjeçarit Ismet Çekorja.
Kjo është ajo çfarë kanë evidentuar kamerat e sigurisë në vendngjarje, në lagjen Guerrilë aty ku ekzekutua me 7 plumba pistolete 57-vjeçari Ismet Çekorja.
Ne vazhdën e hetimeve, një natë më parë në Shkodër, RENEA ushtroi kontrolle ne qytet, ku janë shoqëruar disa persona për t’u marrë në pyetje. Ardhja e tyre u bë me kërkesë të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër.
Ekspertët e policisë po hetojnë pamjet e kamerave të sigurisë në zonë, për të krijuar një ide nga ka ardhur autori, por kanë rezultuar se një pjese e këtyre kamerave nuk funksiononin.
57-vjeçari ndodhej afër banesës së tij kur u qëlluar të premten nga një person ende i paidentifikuar duke e lënë të vdekur. Pastaj autori është larguar me shpejtësi nga zona.
Ismet Çekorja u bë i njohur pak ditë më parë kur doli në një konferencë për mediat në Shkodër dhe shfajësoi djalin e tij. Por 57 vjeçari duket se e priste një sulm ndaj tij, kur tha se nuk kishte frikë as nga bandat e veshura me pushtet.
57- vjeçari është babai i Bajram Çekorjes, i shpallur në kërkim për atentatin ndaj shtetasit Alban Bruçi mbrëmjen e 25 gushtit në Shkodër.





