Edmond Xhafës, 48-vjeçarit që sulmoi një vajzë në palestër në Itali, nuk do ti jepet leja e qëndrimit në vendin fqinj.
Komisioneri i policisë së Peskarës, Luigi Liguori, ka urdhëruar refuzimin e kartës së qëndrimit si familjar për shqiptarin. 48-vjeçari është aktualisht i burgosur në burgun e Pescara-s, pasi kishte sulmuar një vajzë më 20 korrik në ambientet e një palestre.
Ai u arrestua më 2 gusht pasi iu gjetën 160 gramë kokainë, një pistoletë model Colt e cila ishte vjedhur, si dhe disa shishe me droga anabolike të ndaluara.
Pas këtyre fakteve, më 5 gusht komisioneri Liguori kishte urdhëruar tashmë masën parandaluese të qëndrimit për Xhafën./Ilcentro.it





