Një 32-vjeçare është gjetur e mbuluar me gjak mbrëmjen e 4 shtatorit në Kypseli, Greqi.
E reja mësohet se kishte rënë nga ballkoni i katit të dytë të një ndërtese.
Mediet greke shkruajnë se veç kësaj, ajo kishte një plagë të shkaktuar nga goditja me thikë në gjoks, ndërsa ishte gjysmë e zhveshur.
32-vjeçarja është dërguar në spital, ndërsa policia po heton për zbardhjen e ngjarjes.





