Enkelejd Alibeaj pritet të zhvillojë një takim me deputetët e PD-s në orën 10:30 te kryesia e Kuvendit, para nisjes së sesionit të ri parlamentar.
Grupimi i Alibeajt pritet të përcaktojë aksionin opozitar parlamentar, ndërsa pasdite deputetët pritet të mblidhen në seancë plenare.
Kujtojmë se deputetët që kanë shprehur mbështetje për Alibeajn, para disa ditësh e konfirmuan si kryetar grupi, ndërsa mbështetësit e Sali Berishës kanë zgjedhur si kryetar grupi Luçiano Boçin.





