Një 56-vjeçar është arrestuar pasi akuzohet për shkaktim vetëvrasjeje të bashkëshortes së tij.
Gruaja dyshohet se ishte vetëvarur rreth orës 15:00 të 4 shtatorit në ambientet e banesës së saj në Frutikulturë Kamëz por bashkëshorti i saj, shtetasi Sh. L., nuk ka kallëzuar ngjarjen në Polici. Në mbrëmje ka njoftuar familjarët e viktimës, të cilëve u ka pohuar se shtetasja Sh. L. ka pësuar vdekje natyrale dhe ndaj kishte bërë gati të gjitha procedurat e varrimit.”
Familjarë të 55-vjeçares bënë denoncimin më 5 shtator dhe nisën hetimet e thelluara.
Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë ndalimin me iniciativë të shtetasit:
– Sh. L., 56 vjeç, i dyshuar për veprat penale “Shkaktimi i vetëvrasjes” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.





