Kryetari i partisë së Lirisë, Ilir Meta në një konferencë për mediat ka bërë me dije datën e protestës së parë të këtij shtatori, ashtu siç e paralajmëroi një ditë më parë.
Meta tha se protesta do të mbahej të martën e ardhshme në orën 18:00 përpara inceneratorit të Tiranës, duke shtuar se çështja e inceneratorëve ishte një prioritet.
“Nuk ka shumë faj se merr shembull nga kryelindasi i Shqipërisë, i cili e ka shndërruar aferën e inceneratorëve në një kryevepër të korrupsionit botërror.
Kemi vendosur që protestën e parë ta bëjmë pas një jave pra të martën që vjen në orën 18:00 te inceneratori i Tiranës. Këtë çështje të djegies së plehrave duhet ta kemi një super prioritet”-tha Meta.





