Të paktën dhjetë presona kanë rënë në pranga pas një operacioni të zhvilluar në disa zona në Tarragona, kundër kultivimit dhe trafikimit të marijuanës.

Garda Civile e Tarragona ka operuar në katër demarkacionet e Katalonjës, e qëllim çmontimin e një organizate kriminale shqiptare.

Në Reus, Taradell, apo Cambrils dhe në një magazinë në Torre Serona në Segria është fokusuar operacioni.

Ndërkohë, operacioni është në vazhdim dhe nuk përjashtohet mundësia për arrestime të tjera.

Në këtë hetim janë përfshirë rreth 300 agjentë.