Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet për rrëmbimin dhe ekzekutimin e biznesmenit Ruzhdi Hoxha, i cili u gjet i vrarë në malin e Dajtit në nëntor të vitit të shkuar.

Prokuroria ka ngritur akuzën e vrasjes me paramendim ndaj autorit të dyshuar Fredi Rrushi. Po ashtu ndaj Rushit rëndon edhe akuza e armëmbajtjes pa leje, zhdukjes së provave e zhdukjes së kufomës.

Ndonëse hetimet kanë vijuar, autoritetet nuk kanë mundur ende të gjejnë makinën me të cilën u rrëmbye biznesmeni 43-vjeçar, ashtu sikurse edhe pistoletën me të cilën u ekzekutua.

Ruzhdi Hoxha u gjet i vdekur dy javë pasi rezultonte i zhdukur.