Partia e Lirisë ka publikuar sot fakte të reja sa i takon aferës së Inceneratorëve.

Koordinatorja Kombëtare e Luftës kundër Korrupsionit në PL, Brisida Shehaj publikoi sot në konferencë për shtyp dokumentin që tregon se bashkia Shijak ka nënshkruar marrëveshje me Inceneratorin e Tiranës për depozitimin e plehrave, proces i cili nuk është kryer falas siç është deklaruar.

Shehaj theksoi se me firmën e kryebashkiakut të Shijakut Elton Arbana, për çdo ton mbetje është paguar 29 euro, që nga data 23 gusht vitin e kaluar.

ShehajJa, Marrëveshje kontraktuale për 5 vite ku thuhet se do paguhet tarifa 29 euro pa TVSH për çdo ton mbetje të depozituar. Kryetari i Bashkisë Shijak e ka firmosur kontratën për kompaninë koncensionare, ka një aneks kjo kompani.

Marrëveshje me Inceneratorin e Tiranës është nënshkruar që në 23 gusht të vitit 2021.

Shijak i pastër por duke paguar para, kampionët e Rilindjes dinë vetëm të vjedhin. Kompania e Inceneratorit të Tiranës i drejtohet Bashkisë Shijak për pagesat që kryheshin çdo muaj për depozitimin e mbetjeve në landfillin e Tiranës.

4 tetor të 2021 Inceneratori ja çon bashkisë Shijak ku janë faturat dhe rakordimi që për muajin shtator detyrimi është 14 mijë e 325 euro, e firmosur nga Arbana. Bëhet fjalë për 400 tonë mbetje.