Një 62-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës. Shtetasi A.A akuzohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij dhe e ka kanosur atë me armë zjarri.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin A. A., 62 vjeç, banues në Petrelë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe dyshohet se e ka kanosur atë me armë zjarri.