Nëntë punonjës të një fabrike përpunimi ulliri, janë paraqitur këtë të enjte me shenja intoksikimi në spitalin e Fierit.
Pacientet janë shoqëruar në mjediset e urgjencës dhe po marrin ndihmën mjekësore. Sipas bluzave te bardha ata nuk paraqesin komplikacion dhe janë duke iu nënshtruar te gjitha ekzaminimeve mjekësore.
Policia dyshon se helmimi mund të jetë shkaktuar nga një reaksion i shkaktar nga parfumi që ka përdorur njëra prej tyre.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 10:00, në Spitalin Rajonal Fier, kanë shkuar me shenja helmimi dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën, 9 shtetase, të cilat punojnë në një fabrikë përpunim ullinjsh, në aksin rrugor “Fier – Vlorë”.
Nga verifikimet paraprake, dyshohet se helmimi i tyre ka ardhur si pasojë e një reaksioni të shkaktuar nga produkti aromatizues (parfum) i përdorur nga njëra prej këtyre shtetasve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.





