Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka vijuar debatin me deputetët e opozitës, pas vendosjes së fashës për çmimin që do të paguhet nga ana e qytetarëve nëse harxhojnë më shumë se 800kwh energji elektrike në muaj.

Rama ka publikuar një faturë energjie ku është harxhuar 800 kwh dhe çmimi që paguan një qytetarë për këtë sasi energji është 9220 lekë të rinj.

“Ja një faturë reale, konkrete, aritmetikisht e pakontestueshme, që tregon se sa kushtojnë 800kwh dhe se sa reale, konkrete, aritmetikisht e vajtueshme është kriza e thellë logjike e ulëritësve profesionistë, në politikë e në media”, shkruan Rama në twitter.