Një shqiptar, i cili akuzohet për grabitje në Itali, mendoi se do të shpëtonte dhe tentoi të arratisej në Shqipëri. Por çdo gjë u pikas nga autoritetet.
Mësohet se shqiptari, me iniciale K.G, ka shkuar në port dhe ka tentuar që të shmangë kontrollin nga policia.
Më pas u zbulua se ndaj shqiptarit kishte një urdhër arresti për një grabitje të kryer në bashkëpunim me disa persona të tjerë dhe u arrestua.





