Sali Berisha ka deklaruar se patronazhistët po sillen si terroristë të kuq ndaj qytetarëve, duke i konsideruar si kancerin e administratës shtetërore.

Berisha foli për protestat duke thënë se janë në mision për më të madh se në ’91-shin, por sipas tij pavarësisht se është e vështirë do jetë e realizueshme.

Sali Berisha: “Patronazhistët, jo të të gjithë, janë sjellë si terroristë të kuq të vërtetë ndaj qytetarëve, janë kancer i vërtetë i administratës shtetërore, janë hanji nga mëngjesi në darkë.

Kam informacione OSHEE është e falimentuar me gjithë gjobat e tmerrshme që u vendos qytetarëve, çmimet stratosferik. Ka 180 milionë euro minus, nga të cilat 80 % borxh i administratës dhe patronazhistët nuk i mbledhin.

Këto protesta janë misionin më të madh se të ’91. Atë herë ishte reaksion domino, është e vështirë por e realizueshme, përpjekjet bëhet të mëdha për ta ndaluar.

Teza e parë treni nuk ndalet. Mafia e Soros dhe qeverisë tentuan ta ndalin, s’do kishte arritur as në stacionin e parë. Qëllimi s’ishte Berisha por treni.

Ngaqë nuk u ndal arriti në 7 korrik, është në mënyrë të padiskutueshme e shpresës së madhe reale të shqiptarëve.

Grupi parlamentar i konsideroj deputet të PD, të tillë janë, nuk bëj deformim. Janë deputetë të shumicës, sidomos 6 marsi e faktoi këtë.

Ku bazohet kjo fjalë e imja, këta deputetë janë votuar brenda partisë dhe nga qytetarët. 6 marsi tregoi se ku ishte shumica, deputetët qëndruan në anën e shumicës.

PD nuk përjashton, por a përbëjnë një problem? Po. Nëse ti hyn në pazare me qeverinë atëherë ajo të kërkon reston. Sa i përket logos, ia kanë vendosur shqiptarët. Përpjekjet e Ramës do marrin përgjigjen e merituar.