Dy aksidente brenda 30 minutave kanë ndodhur në Lezhë.

Aksidenti i parë u regjisrua në aksin rrugor Lezhë-Kallmet, pranë fshatit Grykë Zezë, ku një motor doli nga rruga dhe për pasojë jane plagosur rëndë burrë e grua. Ata janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Lezhës.

Ndërsa një tjetër aksident ka ndodhur në bulevardin “Gjergj Fishta” në Lezhë. Një çift gjerman, të cilët po udhëtonin me motor, kanë humbur kontrollin dhe për pasojë është plagosur drejtuesi i mjetit.