Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku së bashku me ambasadoren amerikane Yuri Kim ka zhvilluar një takim me përfaqësues të administratës së Qeverisë Amerikane, për ecurinë e dy projekteve të iniciuara.
Takimi është zhvilluar në Selanik, ku bashku me zv. Asistent Sekretari i Departamentit Amerikan të Energjisë, Joshua Volz u diskutua për projektin Skavica dhe i LNG në Vlorë.
Në postimin e saj në Facebook, ministrja ka shkruar se Volz theksoi mbështetjen e SHBA-së për projekte që përforcojnë sigurinë energjitike në vend e më gjerë, duke ofruar dhe mundësi për financimin e tyre.
Ndërkohë, drejtori i Zhvillimit të Korporatës Financiare për Zhvillim të SHBA-së, Andrew Herscowitz ka parashtruar mundësinë konkrete të financimit të dy projekteve strategjike Skavica dhe TEC Vlorë.





