Sistemi TIMS është jashtë funksionit edhe në Portin Durrësit.
Burime bëjnë të ditur se autoriteti po procedon me regjistrat portuale, ndaj përpunimi ka vijuar normalisht për pasagjerët e mbërritur me 2 tragetet nga Bari.
Sipas informacioneve zyrtare nga APD rreth 2500 udhëtarë janë përpunuar mbrëmë në dalje dhe rreth 800 mëngjesin e sotëm në hyrje.
Në drekë pritet të mbërrijë dhe trageti i linjës Ankona-Durrës.