Shtimi në peshë ose jo është sigurisht një ndodhi që e përcakton ngushtë metabolizmi i çdo personi.
Gjithsesi nëse keni vënë re se vetëm në periudha të caktuara të vitit keni tendencën të shtoni në peshë ka disa arsye.
Studime të shumta tregojnë se gjatë periudhave të ftohta njerëzit kanë tendencën të shtojnë 5 ose më shumë kilogramë.
Përtej sezonit të festave, mjekët shpjegojnë edhe disa arsye të tjera se përse trupi reagon në këtë mënyrë.
Në këtë artikull nga AgroWeb.org ju rendisim disa prej tyre që janë dhe më kryesoret.
Flini më shumë
Gjatë stinës së verës kur dielli shkëlqen dhe ajri është i ngrohtë, dëshira për të dalë nga shtëpia është më e madhe.
Vera është edhe më e pasur me aktivitete, duke filluar që nga pushimet detare ose malore.
Dielli ka gjithashtu një rol në djersitje dhe shkrirje të masës dhjamore të trupit.
Ndërsa gjatë muajve të ftohtë ndodh e kundërta, ajri i ftohtë dhe ditët e shkurtra bëjnë që njerëzit të qëndrojnë më shumë kohë brenda të shtrirë apo ulur në shtëpi.
Ndryshime në metabolizëm
Sipas një studimi të Universitetit të Mastrit në Holandë, metabolizmi e djeg më shumë ushqimin gjatë vjeshtës dhe dimrit.
Megjithëse ky mund të tingëllojë si një lajm i mirë pasi do të thotë më pak ushqim në trup në një kohë më të shkurtër nuk është ashtu.
Gjatë këtyre muajve trupit i duhet më shumë energji për t’u ngrohur, për këtë arsye e djeg edhe më shpejt ushqimin.
Në këtë mënyrë ju detyroheni të konsumoni më shumë ushqim, sheqerna apo brumëra.
Moti i ftohtë
Nëse ju pëlqejnë aktivitetet sportive apo ecjen në natyrë, e dini që koha e duhur për t’i praktikuar nuk është kur temperaturat janë në 0 gradë Celsius.
Kështu gjatë muajve të ftohtë aktivitetet pakësohen pikërisht për shkak të shirave, ajrit të ftohtë apo fenomeneve të tjera natyrore.
Një arsye tjetër është edhe orët e shkurtra në të cilat njerëzit kanë mundësi ta shijojnë diellin.
Duke qenë se dielli perëndon më shpejt, njerëzit kanë tendencë të zhvillojnë gjendje depresioni dhe trishtimi.
Kjo mund të përkthehet fare lehtë në më shumë gjumë apo ushqim.
Pijet dhe ushqimet e ngrohta
Sigurisht që rolin më të madh e luajnë ushqimet jo të duhura.
Gjatë vjeshtës njerëzit kanë tendencën të konsumojnë ushqime të ngrohta, me shumë kalori dhe në sasi më të mëdha.
Kjo si një mënyrë për të përballuar të ftohtin e madh e cila bën që të shtoni në peshë.
Kur ajri është i ftohtë konsumohet më pak ujë dhe kjo mungesë e hidratimit mund të kthehet në një tjetër problem që shton peshë.
Ka më pak produkte të freskëta
Gjatë stinëve të ngrohta si vera apo pranvera sasia e perimeve dhe të frutave të freskëta është më e madhe.
E kundërta ndodh në vjeshtë dhe dimër, kur këto ushqime shumë të domosdoshme për organizmin gjenden më pak.
Ekspertët këshillojnë në këto raste që disa nga perimet dhe frutat më të preferuara t’i konservoni duke i ngrirë në frigorifer që nga vera.
Sezoni i festave
Festat në Shqipëri nisin sapo kalon Tetori, ato janë më të dashurat për këdo, kryesisht për shkak të gatimeve që përgatiten.
Gjatë ditëve festive pothuajse të gjithë e kalojnë nivelin e rekomanduar të kalorive duke konsumuar shumë brumëra dhe sheqer.
Megjithëse abuzimi me ushqimin nuk është asnjëherë i këshillueshëm në këto ditë edhe ndonjë kalori më shumë mund të lejohet.
Sapo koha të ftohet, kini parasysh këshillat e mësipërme dhe mundohuni të bëni sa më shumë detoks, të konsumoni ujë apo supa të ngrohta.