Sekretari i Shtetit Antony J. Blinken ka bërë dje një bisedë telefonike me kryeministrin Edi Rama, për të diskutuar mbi sulmin kibernetik të sistemit TIMS.

Lajmin e bëri të ditur zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price.

“Sekretari Blinken dënoi sulmin e papërgjegjshëm kibernetik të 9 shtatorit kundër sistemeve të kontrollit kufitar të Shqipërisë, i cili pason sulmin kibernetik të Iranit ndaj Shqipërisë më 15 korrik.

Sekretari theksoi rëndësinë e bashkëpunimit SHBA-Shqipëri, si aleatë në NATO, për sigurinë rajonale,” deklaroi zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA-së, Ned Price.