Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka mbërritur sot në Tiranë, për tu takaur me kryeministrin Edi Rama. Takimi mes tyre ka qenë i paparalajmëruar ndërsa nuk dihet se çfarë çështje urgjente e solli atë në kryeqytet.

Takimi mes tyre po mbahet në vilën qeveritare 30.

Ende nuk dihen arsyet e takimit mes dy kryeministrave, por vihen re masa të mëdha sigurie të marra për mbarëvajtjen e takimit.

Ndërkohë në mediat kosovare shkruhet se ky takim ishte i pa paralajmëruar dhe se Kurti është larguar me urgjencë nga një konferencë duke thënë “kam një takim urgjent” ndërsa flitet se ka qenë nervoz.