Një aksident tragjik ka ndodhur ditën e sotme në afërsi të fshatit Zëmblak të Korçës, ku mësohet se një traktor është përplasur me një motor.

Si pasojë e përplasjes, ka ndërruar jete drejtuesi i motorit.

Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave.